Vizitë në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë

Nën organizimin e Qendrës se Burimeve për Drejtësi Tranzicionale, një grupë prej 30 studentëve të Universitetit të Prishtinës vizituan Qendrën e Dokumentimit. Kjo qendër menaxhohet nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe shërben si një vend ku prezentohen materiale të ndryshme te cilat dokumentojne të kaluaren, me theks te veqante dokumentimin e ngjarjeve qe e kanë karakterizuar luften e fundit në Kosovë.

Në kuader të kësaj vizitë, nder të tjera pjesëmarrësit patën mundësi të vizitojnë ekspozitën me titull: “Na ishtë njëherë, qe kurrë mos qoftë”, një ekspozitë e cila i kushtohet fëmijëve të vrare dhe të zhdukur në Kosovë gjatë periudhes 1998-2000.

Gjithashtu pjesëmarrësit patën rastin të mbajnë një diskutim me udhëheqësin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Z.Bekim Blakaj, i cili foli rreth rendësisë së dokumentimit të se kaluarës për një paqe të qendrueshme.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë është një organizatë joqeveritare e cila merret më dokumentimin e se kaluares me një varg publikimesh gjatë viteve të veprimtarisë se saj dhe në punën e saj të përditshme qëllim ka qe të krijojë një shoqëri demokratike që merret me të kaluarën e saj dhe angazhohet në ndërtimin e një të ardhmëje të përbashkët demokratike dhe të bazuar në të drejta.