Vizitë në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë

Me 27.06.2019, nen koordinimin e Qendrës se Burimeve për Drejtësi Tranzicionale të Universitetit te Prishtinës u organizua vizita studimore në Qendrën e Dokumentimit te Fondit per te Drejtën Humanitare në Kosovë. Studentët u priten nga Z.Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i FDH në Kosovë dhe paten rastin të diskutojne gjerësishte rreth rendësise se dokumentimit te së kaluares si nje nga mekanizmat kryesore të drejtësisë tranzicionale.

Ne qendrën e dokumentimit studentët gjithashtu paten rastin të vizitojne edhe ekspoziten me titull: ”Na ishte njëherë, qe kurrë mos qoftë”. Një ekspozite kushtuar fëmijëve te vrarë gjatë luftes se fundit ne Kosovë.

Fondi per te Drejten Humanitare ne Kosovë është një organizatë joqeveritare e cila merret me dokumentimin e se kaluares me një varg publikimesh gjatë viteve te veprimtarisë se saj dhe në punen e saj të përditshme qellim ka qe të krijoje një shoqëri demokratike që merret me të kaluarën e saj dhe angazhohet në ndërtimin e një të ardhmëje të përbashkët demokratike dhe të bazuar në të drejta.