Vizita Studimore në Beograd

Gjate diteve mes dates 23-26 tetor 2019 studentët pjesëmarrës të kursit “Mbështetje të Drejtësisë Tranzicionale”, cikli i 4-të kanë marrë pjesë në viziten studimore ne Beograd të mbështetur nga OJQ Community Building Mitrovica – CBM dhe Ambasada Mbretërore Norvegjeze. Kjo mundësi ishte e disponueshme për studentët që kanë qenë pjesë aktive e kursit gjatë ligjëratave dhe kanë punuar punimet e tyre hulumtuese qe nderlidhen me temat diskutuese te syllabusit te kursit . Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të marrin pjese ne ligjerata dhe diskutime me historianë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe profesorë nga kombësi të ndryshme qe veprojne ne Beograd. Ata gjithashtu patën rastin të diskutojnë më shumë për marrëdhëniet komplekse midis Serbisë dhe Kosovës dhe perceptimit publik të këtyre marrëdhënieve.
Studentët përfituan nga vizita në pika të ndryshme, por më konkretisht:
1. Kishin mundësinë të shihnin zbatimin praktik të mekanizmave te drejtesise tranizcionale ne rajon.
2. Te perballeshin me nje kendveshtrim teresisht te ri per dallim prej atij qe e hasin ne Kosove.
3. Te kuptonin punën që Universitetet e tjera në rajon bëjnë kur bëhet fjalë për ndërtimin e paqes dhe çështjet qe nderlidhen me kete tematike.