Konflikti i vitit 1999 çoi në mijëra viktima, dhjetëra mijëra civilë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre, dhe shumë të zhdukur. Pasojat e konfliktit janë akoma të pranishme dhe vazhdojnë të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa shoqëria kosovare lufton me shtetetndertimin dhe proceset e saj të ndërtimit të paqes dhe të ardhmen e saj të re evropiane, Universiteti i Prishtinës duhet të luajë një rol specifik përmes programeve arsimore për ndërtimin e paqes.

Në një vend që është përballur me dekada të shtypjes dhe shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, roli që shumica e universiteteve private dhe publike kanë luajtur deri më tani në ndërtimin e paqes lejnë per të deshiruar. Në shumicën e rasteve për këto institucione të arsimit të lartë, dhe në përgjithësi për shoqërinë dhe shtetin kosovar, nuk është e qartë se cili duhet të jetë roli i tyre në këtë lloj konteksti. Përhapja e njohurive përmes një Qendre të Drejtësisë Tranzicionale siguron që qytetarët, hartuesit e politikave dhe akademikët të mund të informohen në mënyrë të pavarur për të drejtat e tyre, detyrimet dhe praktikat dhe përvojat më të mira aktuale në këtë fushë në drejtësinë tranzicionale. Autoritetet dhe aktivistët në Kosovë kanë luftuar me zgjedhjen dhe zbatimin e masave të drejtësisë tranzicionale, dhe do të përfitojnë nga një përqendrim i burimeve dhe njerëzve që punojnë bashkërisht në këto çështje për të gjetur një bazë të përbashkët.

E parashikuar në kushtetutën e saj, Kosova ka një detyrim të krijojë nisma të drejtësisë tranzicionale që janë gjithëpërfshirëse, të ndjeshme ndaj gjinisë, dhe të promovojnë pajtimin. Vendi gjithashtu ka një mandat të aprovojë një Strategji Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale. Një Qendër e Burimeve te Drejtësisë Tranzicionale mbështet përpjekjet e qeverisë dhe angazhon popullsinë në hulumtime dhe iniciativa të drejtësisë tranzicionale.