ROLI

  • Rritja e kontributit të Akademisë në proceset tranzicionale në Kosovë dhe ofrimi i burimeve akademike në këtë fushë.
  • Nxitja e diskutimit lidhur me çështjet e drejtësisë tranzicionale mes akademikëve, shoqërisë civile dhe institucioneve publike.
  • Lehtësimi i të kuptuarit nga studentët e universitetit të së drejtës tranzicionale, të drejtave të njeriut, qasjes së ndjeshme gjinore dhe proceseve të ndërtimit të paqes, si pjesë integrale e sistemeve arsimore;
  • Zhvillimi i bashkëpunimit me institucionet e tjera rajonale dhe ndërkombëtare, qendrat e drejtësisë tranzicionale dhe institucionet me misione te ngjashme.
  • Sigurimi i qasjes në informacione të përditësuara në lidhje me qasjet e ndjeshme gjinore dhe qasjet e përqëndruara në viktima të drejtësisë tranzicionale.

FOKUSI

  • Raporte Hulumtuese – Prodhimi i një varg raportesh të politikave të drejtësisë tranzicionale që shqyrtojnë çështjet e përgjithshme, gjendjen aktuale në Kosovë, dhe mënyrat si duhen zbatuar praktikat e suksesshme ndërkombëtare.
  • Forumet Akademike / Bisedat e drekave të së enjtës – Diskutime joformale me ekspertë, të hapura për të gjithë studentët dhe profesorët universitarë.
  • Zhvillimi i kurrikulës dhe kurset e specializuara – Zhvillimi i kurrikulës për një program MA në Drejtësinë Tranzicionale. Ofrimi i kurseve fakultative dhe programeve verore.
  • Trajnimet e Mësimdhënësve për Drejtësi Tranzicionale – Pajisja e profesorëve të universiteteve dhe mësimdhënësve të shkollave të mesme me shkathtësi të nevojshme për të dhënë mësim në mënyrë efektive për drejtësine tranzicionale