Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale e Universitetit te Prishtines, prezantoj punën e saj në Samitin e Marmara Law Association, ne Stamboll, Turqi.

Përfaqesuesit e Qendrës së Burimeve për Drejtësi Tranzicionale, Fortuna Sahiti dhe Besnik Beqaj, morën pjesë në Samitin e organizuar nga Marmara Law Association të Universitetit të Marmara-së në Stamboll, Turqi.
Ky Samit u mbajtë nga data 8 Nëntor deri më 10 Nëntor, gjatë të cilit u zhvilluan aktivitete të ndryshme akademike. Ne këtë samit, studentët e Universitetit të Prishtinës prezantuan punën e Fakultetit Juridik si dhe qendres respektive të cilen e përfaqësuan. Në prezantimet e studentëve ishin të përfshira aktivitetet qe Qendra e Burimeve per Drejtesi Tranzicionale ka realizuar deri më tani si dhe aktivitetet e ardhshme që planifikohen të mbahen. Studentët morën pjesë edhe në diskutimet mbi problemet studentore ku edhe ndanë eksperiencat e tyre në këtë fushë.
Në përfundim të Samitit pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë monumente kulturore dhe historike në qytetin e Stambollit.
Universiteti i Prishtinës përmes Qendrës së Burimeve për Drejtësi Tranzicionale u përfaqësua në Samit në mesin e Universiteteve dhe organizatave nga Gjermania, Sllovenia dhe atyre Turke.