Prof. Terry Beitzel nga Universiteti James Madison ligjëron para Studentëve të Fakultetit Juridik te Universitetit të Prishtinës

Të hënën me datë 02.12.19 në gjykatoren e Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës, ligjëroj Profesor Terry Beitzel, Koordinator i Qendrës për Paqe Globale Mahatma Gandhi në Universitetin James Madison në SHBA. Në këtë ligjëratë studentët patën mundësinë që të njoftohen më shumë rreth temës “Sfidat dhe Mundësitë e Drejtësisë Tranzicionale”.

Gjatë ligjëratës u shpjeguan konceptet kyçe të drejtësisë tranzicionale, për mënyrën se si ndryshojnë shoqëritë dhe për përgjegjësinë politike të qytetarëve të thjeshtë. Studentët u interesuan për çështjet e ndryshme që u diskutuan si dhe patën mundësinë që të bëjnë pyetje dhe të marrin pjesë në diskutim. Përveç kësaj, gjatë ligjëratës u shqyrtuan edhe disa raste konkrete të aktivizmit qytetarë në shoqëritë në tranzicion.

Kjo ligjëratë u organizua nga Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale e Universitetit të Prishtinës me mbështetje të organizatës UNWOMEN ne kuadër te UN Peace-Building Fund (Fondi i Kombeve te Bashkuara për ndërtimin e Paqes).