Konferenca: Roli i Universiteteve në Edukimin për Paqe

Nën organizimin e Qendrës se Burimeve për Drejtesi Tranzicionale të Universitetit te Prishtinës dhe më mbështetjen e Ambasadës se Mbretërise se Norvegjisë në Kosovë dhe Organizates Joqeveritare “Community Building Mitrovica”, në kuader të Projektit: “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale”, u mbajt konferenca ndërkombetare dyditore me titull: “Roli i Universitete  ve në Edukimin për Paqe”.

Kjo konferencë shërbej si një forum diskutimi rreth rendësisë se Edukimit për Paqe në vendet post-konfliktuoze, përshtatjen e kurrikulave arsimore dhe trajnimin e profesorëve rreth rendësisë se Edukimit për Paqe të Qendrueshmë.

Pjesemarrës në këtë konferencë ishin përfaqesues të akademisë ,të shoqërise civile dhe studentë nga Kosova dhe rajoni, përfaqesus nga Universiteti i Oslos në Norvegji dhe nga Universiteti James Madison nga SHBA.