Studentët e Universitetit James Madison, përfundojnë me sukses praktikën në Qendrën tonë

Eli dhe Hanna, student të nivelit Master në Universitetin James Madison, për 2 muaj kanë mbajtur praktikë në Qendrën tonë. Të dy kanë qenë të angazhuar si hulumtues.

Eli ka hulumtuar rreth ‘NDËRTIMIT TË SHTETIT DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË’, duke u fokusuar në shkeljet e të drejtave të njeriut që nga lufta, misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe strukturën e tyre, problemet që pasuan si rezultat i këtyre misioneve ndërkombëtare dhe nevojën për t’i përmirësuar ato në të ardhmen. Përmes kësaj eksperience Eli ka mësuar shumë për Kosovën dhe të drejtat e njeriut, dhe është shumë falenderues për mundësinë.

Hannah ka hulumtuar rreth “NDËRTIMIT TË SHTETIT DHE BARAZISË GJINORE NË SHOQËRITË PAS KONFLIKTIT’. Duke u përqendruar në rolin pozitiv që mund të ketë një numër më i madh i grave në pozita vendimmarrëse brenda qeverive pas konfliktit në nivelin e korrupsionit institucional. Hannah e vlerson vërtetë kohë e saj si hulumtuse.