Bisedat Javore të Drekës

‘Bisedat Javore të Drekës’ filluan të implementohen si një projekt i ri i koordinuar nga Qendra dhe i implementuar përmes ndihmës së HERAS, The Austrian Development Cooperation dhe MASHT.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të sjell së bashku studentët të cilët tashmë kanë marrë eksperiencë në fushat e Drejtësisë Tranzicionale dhe Drejtave të Njeriut dhe që janë të gatshëm për një nivel më të lartë të diskutimit të këtyre temave me përfaqësues nga bota akademike dhe shoqëria civile. Interesi i palëve të përfshira ishte impresionues dhe tregoi se ka potencial që në të ardhmen të implementohen edhe projekte të tjera me format të ngjajshëm. Projekti përfshiu katër biseda të cilat u mbajtën nga Maji deri në Korrik.

Ligjeratat që u mbajtën nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike ishin një  metodë efektive që studentët të kuptojnë lidhjen mes ideologjive teorike të mësuara paraprakisht dhe aplikimin e tyre praktik nga akterët e Drejtësisë Tranzicionale. Ky projekt do të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen në mënyrë që të arrijë audienca më të gjera.