Organizimi i Aktiviteteve Online nga QBDT-UP

Si pasojë e gjendjes se krijuar nga pandemia Covid-19, Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale e Universitetit të Prishtinës po vazhdon më implementimin e aktiviteteve të saj përmes platformave online.

Në aktivitetin e fundit u organizua ligjeratë nga Z.Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Z.Blakaj trajtoj temën “Mekanizmat e Drejtësise Tranzicionale dhe Zbatimi i tyre ne Praktikë”.

Kjo ligjeratë u organizua në kuader të projektit: “Mbështetje për Drejtësine Tranzicionale”, i cili mbështetët nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe implementohet nga Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale e Univerasitetit te Prishtinës në bashkëpunim me OJQ Community Building Mitrovica.