Cikli i VI–të i Trajnimit: “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale”

Me date 20.02.2020 u mbajt takimi i parë i Ciklit të VI-të të trajnimit: “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale”.  Ky Trajnim do të zgjasë një semester dhe në kuader të tij do të përfshihen ligjerata një javore, punëtori akademike me studentë, hulumtim akademik dhe vizita studimore brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë takim pjesemarrësit u njoftuan gjeresishtë me përmbajtjen e trajnimit, kohëzgjatjen e tij, syllabusin e ligjeratave dhe gjithashtu pjesëmarrësit kishin mundesi të propozonin tema për të cilat kishin interes dhe deshironin ti trajtonin gjatë këtij trajnimi.

Ky është grupi i gjashtë i studentëve qe ndjekin një trajnim të tille nje-semestral i cili është i hapur për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës.

Trajnimi: “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale”, implementohet nga Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Organizaten Joqeveritare “Community Building Mitrovica” dhe mbështetët nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.