Ligjerata Përmbyllëse e Kursit: “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale” – Cikli V

Të enjtën më datë 23.01.2020 u mbajt ligjerata përmbyllëse e kursit një-semestral: : “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale”, i cili kishte filluar në Muajin Nëntor 2019 dhe ka vazhduar gjatë tërë semestrit të parë të këtij viti akademik. Në këtë kurs janë trajtuar tema qe nderlidhen me Drejtësinë Tranzicionale si: mekanizmat e drejtësisë tranzicionale, rendësia e edukimit për ndërtimin e paqës, rendësia e studentëve ne paqe dhe gjithashtu janë diskutuar ngjarjet qe ndërlidhen me proceset e drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe rajon.

E ftuar në këtë ligjeratë ishte Znj.Aferdita Sylaj-Shehu, drejtoreshë ekzekutive e OJQ “Community Building Mitrovica”, e cila diskutoj me studentë lidhur me rendësinë e organizatave joqeveritare ne ndërtimin e paqes dhe ngritjen e bashkepunimit nderkulturor.

Ky kurs është realizuar në kuader të projektit: “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale”, i cili implementohet nga Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me OJQ “Community Building Mitrovica” dhe mbështetët nga Ambasada e Mbretërise se Norvegjisë në Kosovë