Ligjeratë nga Prof.Blerim Reka, Profesorë në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut

Të hënën me datë 23.12.19 në gjykatoren e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, para studentëve ligjëroj Prof.Blerim Reka, Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Në këtë ligjëratë studentët patën mundësinë që të njoftohen më shumë rreth temës “Roli i Bashkimit Evropian në Kosovën e Pasluftës”.

Nder të tjera gjatë ligjeratës u trajtua rendësia e Bashkimit Evropian ne tri periudha kyqe të pasluftës në Kosovë:

1.BE në periudhen e parë të pasluftës në Kosovë, 1998 – 2008,
2.BE pas shpalljes se Pavarësisë dhe marrëdheniet kontraktuale me Republikën e Kosovës, 2008 – 2015,
3.“Dialogu i Brukselit”, Kosovë – Serbi, 2012 – 2019.

Kjo ligjëratë u organizua nga Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale e Universitetit të Prishtinës me mbështetje të organizatës UNWOMEN ne kuadër te UN Peace-Building Fund (Fondi i Kombeve te Bashkuara për Ndërtimin e Paqes).