Punimet kërkimore të mbështetura nga Konrad Adenauer Stiftung

Nën ombrellën e Qendrës për Burime të Drejtësisë Tranzicionale, të mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung, disa punime kërkimore janë zhvilluar dhe janë të qasshme për studentët e interesuar. Punimet e zhvilluara shërbejnë si një hyrje në proceset e Drejtësisë Tranzicionale dhe konceptet kyqe të saj, gjë që i bënë ato ideale si material për studentët të interesuar për t’u familjarizuar me temën.

Punimet janë:

Roli i edukimit për mos-përsëritje: ngritja e vetëdijes së të rinjëve lidhur me të kaluarën dhe proceset e drejtësisë tranzicionale

Ky punim fokusohet në rolin e Edukimit qoftë në nivel akademik apo në nivel shoqërorë në proceset e Drejtësisë Tranzicionale por edhe në konfliktet gjithashtu. Gjithashtu ofron rekomandime mbi çfarë mund të përmirësohet në kurrikulat e tanishme të universitetit.

E drejta për gjetjen e së vërtetës dhe modelet e Komisioneve të së Vërtetës

Objektivi kryesor i këtij punimi është të shpjegoj të drejtën për gjetjen e së vërtetës si një ndër shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale, për të shpjeguar nocionin e Komisioneve të së Vërtetës, karakteristikat e tyre, historikun dhe zhvillimin. Gjithashtu fokusohet edhe në iniciativat paraprake në regjion për formimin e komisioneve të së vërtetës, faktorët që luajnë rol në funksionimin adekuat apo në dështimin e komisioneve të së vërtetës dhe më shumë.

E drejta për drejtësi- cila duhet të jetë qasja e Kosovës duke patur parasysh mungesën e bashkëpunimit nga Serbia

Siq tregon edhe titulli ky punim fokusohet në të drejtën për drejtësi duke filluar nga fusha ndërkombëtare e deri tek legjislacioni i Kosovës. Persekutimi i krimeve të luftës në konfliktin e Kosovës në gjykatat kombëtare të Kosovës dhe Serbisë është gjithashtu një ndër aspektet e elaboruara në këtë punim.