Kursi për mbështetje mbi Drejtësinë Tranzicionale

Kursi një semestral i titulluar si ‘Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale’ ka shërbyer si një ndër shembujt më të mirë të punës së bërë nga Universiteti i Prishtinës në ballafaqim me të kaluarën. Cikli i parë i kursit ka filluar me 29 Tetor 2018 me ligjërata të mbajtura çdo javë në sallat e Fakultetit Juridik. Studentët e pranuar në kursin ‘Mbështetje për drejtësi Tranzicionale’ kanë pasur mundësin të ndjekin ligjëratat nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, nga gjykatës të disa gjykatave të ndryshme dhe nga përfaqësues nga shoqëria civile mes tjerash.

Pjesëmarrësit jo vetëm që kanë ndjekur ligjëratat po edhe kanë qenë pjesë aktive e tyre duke ofruar debate konstruktive dhe duke shkëmbyer përvojat, mendimet dhe idetë. Si pjesë e kursit studentëve ju janë ofruar disa tema për t’i përzgjedhur dhe për t’i elaboruar në punime seminarike të cilat pastaj janë vlerësuar nga stafi i qendrës. Studentët që kanë marr pjesë në ligjërata dhe kanë dorëzuar punimet e tyre janë ftuar në vizitë studimore në qytetin e Beogradit, vizitë e cila u mbajtë në Mars. Cikli i parë i kursit përfundoi më 11 Prill 2019 pas një semestri të sukseshëm dhe me mbështetjen e Community Building Mitrovica dhe nga Ambasada Norvegjeze.

Cikli i dytë filloi pastaj, me një interesim të madh nga studentët duke ndjekur në hapat e njejtë të ciklit të pare. Një aspekt interesant i ciklit të dytë është fakti se pjesëmarrësit ishin të lindur mbas konfliktit të Kosovës, gjë që e bëri natyrën e kursit më interesante dhe studentët më të interesuar për të eksploruar temat. Kursi ‘Mbështetje mbi Drejtësinë Tranzicionale’ do të vazhdoj të mirëpres grupet dhe gjeneratat e ardhshme.